Arkivi Shqiptar kalon kufijtë, hap sallë studimi në kryeqytetin e RMV-së

22 Nëntor 2020 | 20:34

Nga sot salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut.  Këndi Arkivor është hapësira e re e krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe që do të jetë te Leximorja e Çairit në Shkup.

Në prezantimin e këtij bashkëpunimi ishte drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, zëvendësdrejtori i Arkivit të Maqedonisë, Muzafer Bislimi dhe zyrtarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm Bido, në fjalën e tij tregoi se përmes kësaj platforme, çdo studiues pa qenë nevoja për të udhëtuar drejt Tiranës, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me mbi 300 milionë dokumente që ka Arkivi i Shtetit në Shqipëri.

 Kjo nismë ka për qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe ofrohet me të njëjtat rregulla, të njëjtat procedura, të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën formë siç ofrohet në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026