Arlind Qori shpalos programin e Lëvizjes Bashkë, ja shtyllat kryesore

3 Prill 2025 | 22:57

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes ‘Bashkë’, parashtroi disa pika që përmban program i kësaj lëvizje. Ai tha se çdo gjë nis që nga krijimi i një shteti zhvillimor, duke vijuar me ngritjen e disa mekanizmave shtesë, e deri tek pensionet për vendosjen e minimumit jetik.

“Proprozojmë një shtet zhvillimor. Të vihen nën kontroll pasuritë e nëntokës. Të nxisim industrinë përpunuese dhe bujqësinë në Shqipëri, në mënyrë që bizneseve prodhuese tu japim lehtësira fiskale. Gjithashtu, synojmë ngritjen e disa mekanizmave të tjerë shtesë që kanë të bëjnë me politikat parandaluese ndaj korrupsionit. Mendojmë se duhet një ligj i posaçëm për financimin e partive, kjo sepse shohim se edhe në këto zgjedhje, partitë shpenzojnë në mënyrë të çmendur.

Më tej, taksimi efektiv do të jetë më i vogël për çdo pagë deri në 3 milionë lekë të vjetra, dhe pastaj do vazhdojë të rritet për pagat mbi 3 milionë lekë të vjetra. Kur vjen puna tek pensionet, ne kemi në program vendosjen e minimumit jetik që i llogaritur në kushtet e sotme, do duhej të ishte 21 mijë e 168 lekë të reja, pra pensioni minimal duhet të jetë 21 mijë e 168 lekë të reja.

Projeksioni ynë është që pensioni mesatar nga 18 mijë lekë të reja të shkojë tek 33 mijë lekë të reja”, tha Arlind Qori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026