Armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike në Fushë-Krujë! Shpallet në kërkim 49-vjeçari
Policia e Krujës gjatë një operacioni në fshatin Zall ka sekuestruar arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa. Lidhur me këtë operacion është shpallur në kërkim një 49-vjeçar.
Ai është identifikuar si Ylli Zalla. Ai rezulton i shpallur në kërkim edhe më parë dhe gjatë kontrolleve për atentatin Rinas, në banesë iu gjet një tjetër arsenal armësh.
Mësohet se policia gjatë kontrolleve ka zbuluar 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës dhe 5 ndezës granatash.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan edhe 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore, 3 armë zjarri, krehra, 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Nga ky operacion u sekuestrun edhe 6 kg Cannabis Sativa dhe uniforma policie.
“Krujë/Zhvillohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Tracking”. Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti; 27 djegore; 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh; 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; dhe uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën
- 22:31 Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin
- 22:27 G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime
- 22:25 Bota i përulet Messit!