Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor
Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, duke përmbyllur negociatat për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë bërthamore paqësore. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri armen Nikol Pashinyan gjatë një takimi të përbashkët informues me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance.
Pashinyan tha se deklarata përmbyll negociatat mbi të ashtuquajturat marrëveshje “123”, të cilat rregullojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në energjinë bërthamore civile. Sipas tij, marrëveshja do të hapë një kapitull të ri në thellimin e bashkëpunimit energjetik mes Armenisë dhe SHBA-së, si dhe do të kontribuojë në diversifikimin energjetik të Armenisë.
“Pak minuta më parë, unë dhe zëvendëspresidenti Vance nënshkruam deklaratën e përbashkët mes qeverive tona. Kjo marrëveshje do të forcojë partneritetin tonë strategjik në sektorin energjetik”, deklaroi kryeministri armen.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit