Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas burimeve policore, gjatë përplasjeve janë lënduar 4 punonjës të Policisë së Shtetit, konkretisht të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Patrullës së Përgjithshme.
Protestuesit kanë zhvilluar tubimin në momentin e seancës plenare dhe në përfundim të saj janë shënuar tensione, teksa ata kanë bërë thirrje kundër deputetëve dhe kanë goditur me vezë automjetet e deputetëve dhe ministrave gjatë daljes së tyre nga ambientet e Kuvendit. Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar rreth 6 persona në komisariat, pasi ata janë përfshirë në incidente gjatë protestës.
Forcave të Policisë u janë bashkuar edhe forcat e FNSH-së për të menaxhuar situatën. Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar sërish tensione, ku efektivët kanë shtyrë protestuesit me qëllim largimin e tyre nga hyrja e Parlamentit dhe sigurimin e kalimit të lirë të mjeteve zyrtare.
Në përfundim, protestuesit janë larguar nga hyrja e godinës së Kuvendit, ndërsa ministrat dhe deputetët janë larguar me automjetet e tyre nga ambientet e institucionit.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia