Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit

30 Qershor 2026 | 16:31

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin A.K, i akuzuar për vrasjen e dy personave Gramos dhe Lavdimir Kurtaj në fshatin Kurjan, ngjarje e ndodhur më 10 shtator 2024, pranë një lokali në pronësi të familjes Kurtaj.

Në të njëjtën çështje gjyqësore, gjykata ka dënuar me 27 dhe 30 vite burg edhe dy djemtë e tij, E.K dhe E.K, të cilët janë shpallur fajtorë për bashkëpunim në ngjarjen e rëndë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, konflikti dyshohet se ka nisur pas një përplasjeje fizike mes djemve të autorit dhe viktimave, ndërsa më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Dosja hetimore tregon se një automatik i modelit “56” është siguruar dhe më pas është përdorur gjatë ngjarjes, ndërsa rolet e secilit prej të pandehurve janë përcaktuar në mënyrë të detajuar nga hetimet.

Gjykata ka vlerësuar se veprimet e të pandehurve përbëjnë “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, të kryer në bashkëpunim”, si dhe vepra të tjera penale lidhur me armëmbajtjen pa leje.

Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarët Alfred Konomi (kryesues), Genci Busho dhe Vladimir Cjapi, ndërsa çështja është përfaqësuar nga prokurorët Eljon Mustafaj dhe Elona Gixhari.

Vendimi i gjykatës parashikon dënimin përfundimtar me burgim të përjetshëm për A.K, 27 vite burg për një nga djemtë e tij dhe 30 vite burg për djalin tjetër, ndërsa përfshin edhe dënime shtesë për vepra të tjera penale si mbajtja pa leje e armëve dhe plagosja e lehtë me dashje.

Vendimi është i apelueshëm në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 ditëve nga njoftimi.

Vendim i plotë i gjykatës

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” e 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 6 (gjashtë) vite burgim.

3. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal ne bashkim te dënimeve, i pandehuri A.K , me burgim të përjetshëm,

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K  për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 2 (dy) vite burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K  për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje“, parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij sipas kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

9. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 27 vite burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese“, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 27 vite burgim.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

13. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve të mësipërme në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.K me 30 vite burgim.

14. Në zbatim të neneve 190 dhe 217, të K.Pr.Penale, për provat materiale disponohet sipas pjeses arsyetuese te vendimit.

15. Shpenzimet proçeduriale ne fazen e hetimit dhe ne gjykim i ngarkohen te pandehurve solidarishtit.

16. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Juridiksjoni i Pergjithshem brenda 15 diteve nga e nesermja e njoftimit te ketij vendimi”, thuhet në vendim.

GJYQTAR                                      GJYQTAR                        GJYQTAR

GENCI BUSHO                    VLADIMIR CJAPI                  ALFRED KΟΝΟΜ

U shpall ne Fier sot me date 24.06.2026

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026