Vrasja e Vladimir e Gramoz Kurtaj, Gjykata vendos për Altin Kukën dhe 3 të tjerë

13 Shtator 2024 | 17:33

Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për Altin Kukën, dy djemtë e tij, Emaurisio dhe Ervis, si dhe Tomorr Zykën, i cili strehoi të rinjtë pas vrasjes se Vladimir dhe Gramoz Kurtaj.

Akuza e Prokurorisë për babain dhe dy djemtë është ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe ‘vrasje në rrethana cilësuese’, ndërsa për Tomorr Zykën, përkrahje e autorit të krimit. Në një seancë maratonë gjyqtarja Gladiola Bregu shqyrtoi dosjen e Prokurorisë, detaje të së cilës janë konsideruar sekret hetimor. Të katër personat e akuzuar nga Prokuroria kanë qëndruar të heshtur në Gjykatë, duke lënë në fuqi deklaratën e parë të Altin Kukës, që tha se i vrau dy vëllezërit për shkak të sherrit mes djemve të tij dhe të viktimave.

Më herët në Polici Altin Kuka dhe djemtë deklaruan se sherri kishte nisur fillimisht mes djemve të viktimave dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka. Më pas Gramoz dhe Vadimir Kurtaj kanë takuar babanë 79-vjeçar te Altin Kukës për t’u sqaruar. Por nga ky takim situata është përkeqësuar deri sa Altin Kuka mori kallashnikovin dhe e zbrazi në drejtim të dy vëllezërve.

Katër ditë pas ngjarjes ende nuk ka një motiv të qartë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan. Altin Kuka u vetëdeklarua fajtor pasi u vetëdorëzua në Polici duke rrëfyër edhe shkakun e krimit që kreu.

Por familjet Kuka dhe Kurtaj kishin miqësi të vjetër dhe mbetet e pakuptimtë pse Altin Kuka arriti deri aty sa të vrase me gjakftohtesi bashkefshataret dhe miqte e tij.

Detaje te dosjes se prokurorise jane klasifikuar sekret hetimor duke lene te hapur pistat per zbardhjen e motiveve te ngjarjes. Per ngjarjen e rende është proceduar penalisht edhe babai i Altin Kukës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026