Vrasja e dyfishtë në Roskovec, dalin para gjykatës autori e të përfshirë të tjerë

13 Shtator 2024 | 14:27

Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, mbetën viktima të një grindjeje që kishte nisur fillimisht mes fëmijëve të tyre. Ditën e sotme janë paraqitur në Gjykatën e Fierit, të përfshirët në këtë krim.

Në orën 14:00 janë paraqitur në gjykatë ku do të njihen me masën e sigurisë:

  •  Altin Kukaj 49 vjeç autori
  • Ervis Kukaj 21 vjeç djali
  • Emauris Kukaj 18 vjeç djali
  • Tomori Zykaj 67 vjeç Cukalat BR
  • Dhe babai Y Kukaj 79 vjeç

Avokat i Altin Kuka dhe dy djemëve të tij është Endri Sulejmani ndërsa avokat i Tomor Zyka është Adrian Abazi. Prokurore e çështjes është Elona Gixhari ndërsa gjyqtare Glediana Bregu.

Kujtojmë se Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2024. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërkohë, 49-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026