Ilir Daja debuton me barazim, derbi me Partizanin mbyllet me barazim me gola
Nuk ka fitues në derbin e parë të kryeqytetit, konkretisht sfidën Partizani-Dinamo, e cila përfundoi në shifrat 2-2. Në arenën e demave u luajtën 90 minuta tejet të luftuara deri në fund, ku dhe erdhën dy prej golave. Kjo ishte sfida e parë për trajnerin Ilir Daja, që nuk arriti dot të merrte 3 pikët edhe pse dinamovitët shënuan të parët me Mandelën që në nisje. Bintsuka barazoi në minutën e 33’ për të kthyer qetësinë tek të tijët.
Fraksioni i dytë foli më tepër për demat, që fali Arinaldo Rrapaj ishin shumë pranë fitores, pasi vlonjati realizoi një supergol në minutën e parë të shtesës. Kur u duk se ndeshja u mbyll, Lorenco Vila riktheu barazpeshën, duke bërë që Dinamo të mos dilte pa pikë. Paralelisht luhej Elbasani-Laçi, ku një gol i Gomes i mjaftoi vendësve të konfirmohen në krye edhe pas javës së 4.
Gara duket tepër interesante deri më tani, ku 4 ekipe janë me pikë të plota, Elbasani Partizani, Vllaznia dhe Egnatia. Të vetmet skuadra që nuk kanë asnjë fitore janë Tirana dhe Laçi.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë