Shefi i Policisë së Roskovecit reagon për vrasjen e 2-fishtë, 2 të tjerë në pranga
Pas shoqërimit në Polici të Altin Kukës, autorit të vrasjes së Vladimir dhe Gramos Kurtaj (Xhaxhai dhe nipi) në fshatin Kurjan të Fierit pak minuta më parë, janë arrestuar në kufij me Beratin edhe dy persona të tjerë që dyshohet ta kenë ndihmuar atë në këtë krim.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe shefi i Policisë së Roskovecit, Shpëtim Hasanaliaj, i cili ka thënë në një deklaratë për mediat se dyshohet se vrasja e 2-fishtë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, për shkak të një grindjeje që ka pasur djeli i autorit me 2 viktimat.
Ndërkohë Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të bashkisë Roskovec ka ndodhur ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autor i ngjarjes kriminale duke vrarë me armë zjarri automatik, dy shtetas xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me policin e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat”, deklaroi shefi i policisë së Roskovecit, Shpëtim Hasanaliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve