Djali i tij u përplas me viktimat, kush është autori i vrasjes së dyfishtë në Kurjan

10 Shtator 2024 | 15:32

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngajrjen e rëndë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit këtë të martë, ku dy të afërm u vranë me armë zjarri nga shtetasi Altin Kuka.

Burime bëjnë se një sherr mes djalit të autorit dhe viktimave, Gramos dhe Vladimir Kurtja, xhaxha e nip është bërë shkak për nisjen e konfliktit.

Vladimir Kurtaj

Altin Kuka ka qëllluar ndaj dy të afërmve me breshëri automatiku duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ai është vetëdorëzuar në polici ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.

Gramos Kurtaj

Grindja mes djalit të autorit dhe dy vitimave u evidentua si shkak i ngjarjes së rëndë dhe nga drejtori i policisë së Roskovecit, Shpëtim Hasanaliaj.

“Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të bashkisë Roskovec ka ndodhur ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autor i ngjarjes kriminale duke vrarë me armë zjarri automatik, dy shtetas xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me policin e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat”, deklaroi Hasanaliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026