Armëpushim për Ukrainën? Starmer nga Tirana: Putini po i tërheq gjërat zvarrë
Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Vladimir Putin, i cili ka refuzuar të jetë pjesë e bisedimeve për armëpushimin në Turqi, po i tërheq gjërat zvarrë.
Ai tha se BE ka pasur një takim në Kiev ku ka menduar shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë nëse nuk arrihet armëpushimi.
“Ajo që ka ndodhur sot është një provë e mëtejshme se është Putini ai që po i tërheq gjërat zvarrë dhe është Putini ai që po shkakton vonesa për një armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë shumë muaj më parë. Është Putini ai që po e pengon paqen. Ai ka qenë agresori në fillim dhe është ky end ai që po pengon paqen.
Ne patëm një takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev, ku arritëm të mblidhnim një grup të gjerë vendesh për të pasur një mbështetje dhe qëndrim për armëpushim me sanksione dhe tashmë do të kemi një mundësi nesër në KPE për të arritur një armëpushim. Është Putini ai që po i tërheq gjërat zvarrë”,-tha Starmer.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)
- 12:07 Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:00 Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 11:54 Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani