Armëpushimi Izrael-Hamas, pritet njoftimi nga Katari
Katari do të njoftojë “në orët e ardhshme” kur do të fillojë armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, tha Ministria e Jashtme e Katarit të enjten në mëngjes me orën lokale.
Një burim diplomatik i tha CNN se armëpushimi ka të ngjarë të fillojë të premten në orët e para pas mesnate.
Më parë, pritej që armëpushimi të niste që të enjten.
Bisedimet se si të zbatohet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë dhe po përparojnë pozitivisht, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari në një deklaratë të postuar në X.
“Puna midis dy palëve dhe partnerëve tanë në Egjipt dhe SHBA është duke vazhduar për të siguruar zbatimin e shpejtë të armëpushimit dhe për të siguruar atë që është e nevojshme që të dyja palët t’i përmbahen marrëveshjes”, shtohet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android