“Armëpushimi Izrael-Iran u arrit falë Trump”, Rutte përgëzon presidentin e SHBA-së

25 Qershor 2025 | 15:21

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ndodhet në një konferencë për shtyp me Donald Trump, ndaj të cili ka shprehur vlerësim mbi vendimin e Presidentit lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.

“Dua vetëm të vlerësoj veprimin tuaj vendimtar ndaj Iranit. Ju jeni një njeri i forcës, por edhe një njeri i paqes”, tha ai.

Rutte vlerësoi rolin e Trump në arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të gjithë planetin.

“Gjithashtu dua t’ju përgëzoj për faktin që keni pasur sukses në arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, i cili është i rëndësishëm për të gjithë botën”, theksoi ai.

Duke u ndalur tek ajo që përbën rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes nga vendet anëtare të Aleancës, Rutte tha: “Për një kohë shumë të gjatë, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur barrën kryesore brenda Aleancës, por kjo mbaron sot. Ne kemi një plan konkret që të gjithë aleatët do t’i kushtojnë 5% të PBB-së së tyre mbrojtjes. Ky vendim është thellësisht i rrënjosur në misionin tonë kryesor dhe është i nevojshëm për të financuar planet dhe përgatitjen tonë të mbrojtjes. Dhe do të sigurojë që të gjithë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në sigurinë tonë.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut që parashikon angazhimin për mbrojtje të ndërsjellë në rast sulmi ndaj aleatëve të NATO-s, u përgjigj: “Ne jemi me ta gjatë gjithë kohës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026