Armëpushimi mund t’i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite

3 Maj 2024 | 17:20

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së fundit në Izrael konfirmoi se qeveria e këtij vendi i është përgjigjur kërkesave amerikane për të rritur sasinë e ndihmave që arrijnë në Gazë. Ai megjithatë e pranoi se ka ende mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Izraelit rreth synimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të sulmuar Rafahun, në skajin jugor të Gazës, shkruan VOA.


“Ne nuk do të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, në mungesë të një plani për t’u siguruar që civilët të mos dëmtohen. Ne nuk kemi parë ende një plan të tillë. Sipas gjykimit tonë, mënyra më e mirë për t’u marrë me Hamasin nuk është përmes një operacioni të madh ushtarak në Rafah”, thotë z. Blinken.

Kryeministri Netanyahu këmbëngul se Izraeli duhet të ndërhyjë në Rafah për të goditur katër batalionet e fundit të Hamasit, ku edhe besohet se fshihet Yahya Sinwari, udhëheqësi i Hamasit në Gazë. Kjo do të shtonte trysninë për lirimin e pengjeve. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se është kundër një operacioni në Rafah nëse Izraeli nuk mund të garantojë sigurinë e më shumë se një milion civilëve të strehuar atje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026