Armëpushimi në Gaza “vetëm në letër”, Izraeli e ka shkelur rreth 500 herë në 44 ditë
Zyra e Mediave e Qeverisë së Gazës ka njoftuar se Izraeli ka shkelur armëpushimin të ndërmjetësuar nga SHBA-të të paktën 497 herë gjatë 44 ditëve të fundit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes më 10 tetor. Si pasojë, qindra palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Sipas zyrës, 342 civilë janë vrarë në sulmet izraelite, ndërsa vetëm të shtunën e kaluar u regjistruan 24 viktima dhe 87 të plagosur nga 27 sulme. Deklarata e qeverisë së Gazës e cilëson këtë si një shkelje të vazhdueshme, serioze dhe sistematike të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të protokollit të bashkëngjitur armëpushimit.
Zyrtarët palestinezë akuzojnë Izraelin për bllokimin e ndihmave humanitare dhe furnizimeve mjekësore, duke krijuar një krizë humanitare në Gazë. Në një nga sulmet më të fundit, më 10 nëntor, ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore që shkaktuan vdekjen e 24 palestinezëve, përfshirë fëmijë.
Nga ana e saj, qeveria izraelite deklaron se sulmet ishin përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit ndaj ushtarëve izraelitë brenda asaj që ata e quajnë “linja e verdhë”. Sipas Izraelit, gjatë operacionit janë vrarë pesë luftëtarë të lartë të Hamasit.
Hamas akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit me justifikime të fabrikuara dhe kërkon nga ndërmjetësit, përfshirë SHBA, Egjipt dhe Katar, të ndërhyjnë menjëherë për të garantuar respektimin e marrëveshjes. Raportimet nga Gaza tregojnë se armëpushimi ekziston vetëm “në letër”, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë sulmet ajrore dhe kanë pozicionuar trupat më thellë brenda enklavës, duke shkaktuar pasiguri të madhe për banorët.
Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë
930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë