Arratisja nga zonat e pushtuara në Ukrainë, rrugëtimi i dhimbshëm i qytetarëve

11 Dhjetor 2023 | 16:33

Fundi i një udhëtimi të dhimbshëm dhe stresues nga pushtimi tek liria.

Shumë njerëz të zhvendosur mbërrijnë në selinë e një OJQ-je në qytetin ukrainas të Sumit. Udhëtimi me tren është segmenti i fundit i një rrugëtimi jashtë rajoneve të pushtuara të Ukrainës, që kalon përmes postblloqeve dhe zonave të pabanuara, deri në destinacion.

“Udhëtimi ishte i vështirë, sidomos për djalin tim. Ai ulej vazhdimisht në tokë teksa ecnim. Unë detyrohesha ta tërhiqja nga dora. Ai nuk kishte bërë kurrë një distancë kaq të gjatë”, thotë Lidia Martovytska, banore e rajonit të Luhanskut.

Qendra ofron strehim të përkohshëm dhe organizon udhëtime të tjera brenda Ukrainës. Drejtori i saj i është larguar pushtimit.

“Unë e di si ndihesh kur humbet shtëpinë, jetën që ke ndërtuar, kur bëhesh askush, pasi humb dhe statusin social. Njeriu humbet besimin tek çdo gjë”, shprehet Kateryna Arisoi, drejtoreshë e OJQ-së, “Pluriton”.

Në bazë të rregullave të Moskës, ukrainasit në zonat e pushtuara pritet të marrin nënshtetësi ruse brenda korrikut të ardhshëm. Qendra pret që qindra të tjerë të braktisin shtëpitë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026