Arratisja spektakolare i të burgosurit në Shkup, reagon Ministria e Brendshme

13 Janar 2023 | 11:12

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes është arratisur një i burgosur i dënuar me 20 vite burg për vrasje nga burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut, Idrizovë.

Në lidhje me ngjarjen së fundi ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme ku ka dhënë dhe disa detaje se si ka ndodhur arratisja.

Mësohet se i burgosuri është arratisur me një mjet tip ‘Audi’ pasi i ka marrë armën punonjësit të policisë dhe e ka plagosur.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H. Më pas i dënuari është arratisur me një Audi”,  thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Punonjësi i plagosur është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës

Punëtorët e huaj po largohen nga Greqia, një trend që po e thellon krizën në tregun e punës në vend, sipas një raporti nga Qendra...
17:37 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026