English

Arrest me burg për 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për katër zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Kamëz është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

- Advertisement -

Një punonjës ka kallëzuar drejtorin e tij pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore

nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve.

Drejtori i Bujqësorit i ka thënë të firmosë dhe i ka dhënë sigurinë se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazinës shumë shpejt.

Bëhet fjalë për 10.5 milionë lekë mall, për të cilat punonjësi ka firmosur në mirëbesim dhe 3.7 milionë lekë mall nuk janë futur kurrë në magazinë.

Historia vijon me një fletëdalje 1.958.500 lekë të cilën ky punonjës e ka firmosur përsëri nën presionin e drejtorit.

Këta katër zyrtarë, sipas prokurorisë, i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×