Operacioni në të cilin policia sekuestroi 45.5 kg kokainë në një kontenier mishi në Portin e Durrësit, vijon.
Administratori i kompanisë dhe një agjent doganor të kontraktuar nga kompania e mishit, u arrestuan.
Kontenieri ishte i ngarkuar me mish pule dhe ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
“Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë,” thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU: