Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Qafë Thanë

22 Qershor 2022 | 09:26

2 policë dhe 2 doganierë të Pikës Kufitare të Qafë Thanës janë arrestuar nga Policia mëngjesin e sotëm për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë mallrash.

Në pranga kanë rënë dy punonjësit e policisë me detyrë kontrollorë A. H, 43 vjeç dhe F. M, 38 vjeç, si dhe dy doganierët V. B, 53 vjeç dhe  J. P, 45vjeç.

Gjatë aksionit “Dinarët” u arrestuan edhe 3 qytetarë nga Librazhdi, J. H. , 37 vjeç, B. H., 38 vjeç dhe F. G., 22 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me doganierët, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Ndërkohë janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme dhe mallra ushqimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026