Policia e Durrësit ka arrestuar 6 shtetas të cilët në bashkëpunim ose individualisht ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe të vjedhjes.
Në kuadër të operacionit të koduar “Cleaning 2” u vunë në pranga shtetasit:
Fabion Masha, 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
Ahmet Isufi, 34 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;
Lulzim Rubjeka, 46 vjeç, banues në Shijak, Alin Gjuzi, 38 vjeç, banues në Durrës, Sentiljano Selami, 21 vjeç, banues në Manzë dhe Fation Xhezairi, 40 vjeç, banues në Durrës;
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 36 vjeç, banues në Kavajë, dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit F. M. dhe A. I., në bashkëpunim me shtetasit L. R., A. Gj. dhe 17-vjeçarin, në datat 15 dhe 18 shkurt, kanë vjedhur çadra plazhi dhe shezlongë në një lokal në Sektor Rinia, dhe më pas i kanë shitur në dyqanin e shtetasit E. Sh., në Kavajë. Shtetasit F. M., gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i janë gjetur dhe sekuestruar 46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, disa doza të kësaj lënde dhe 1 peshore elektronike. Shtetasit S. S., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonte me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, ndërsa shtetasit F. Xh. iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi që i posedonte me qëllim shitjen në lagjet e Durrësit”, bëri me dije policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 60 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe doza të kësaj lënde, doza kokaine, 1 peshore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emrat| Kush janë viktima dhe të plagosurit në aksidentin Tiranë-Durrës
- 2 raste me meningit brenda 2 muajve në Durrës, Tomini: Vazhdon hetimi epidemiologjik