Arrestohen personat që ngatërruan kufomat në klinikën infektive të Kosovës

12 Shkurt 2022 | 08:15

Dy punëtorë të një kompanie për shërbime funerale në Kosovë janë arrestuar pasi gjatë tërheqjes së 2 trupave të pajetë nga klinika infektive kanë ngatërruar arkivolet dhe dokumentacionin.

Sipas prokurorisë themelore të Prizrenit, e cila është lajmëruar nga familjarët e njërit prej viktimave, dy punëtorët pasi e kanë kuptuar gabimin, kane kryer vepër penale duke bërë zhvarrimin dhe ndërrimin e kufomave pa njoftuar familjarët, gjë për të cilën edhe janë arrestuar.

“Të dyshuarit kanë paguar 300 euro disa persona që të bëjnë zhvarrimin e trupit të pajetë të viktimës Z.D., dhe në të njëjtin varr, kanë varrosur viktimën H.K. E gjithë kjo, është kryer pa prezencën e familjarëve të viktimës H.K., dhe pa njoftuar zyrtarët policor. Më pastaj, trupi i zhvarrosur viktimës Z.D., është kthyer sërish në Prishtinë. Më këto veprime, të dyshuarit E.R., dhe M.N., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” nga neni 413 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bën me dije prokuroria.

Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e paraburgimit për dy punonjësit e funeralit. Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit.

Klinika infektive përmes një sqarimi ka pranuar se është në dijeni të ngjarjes dhe bashkë me policinë e Kosovë, janë duke verifikuar mundësinë e ngatërrimit të dokumentacionit për dy viktimat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026