Arrestohet anëtari i sigurisë së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

1 Prill 2025 | 14:56

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se të martën është arrestuar një anëtar i sigurisë së kryeministrit Hristijan Mickoski, për shkak të lidhjeve me persona të botës së krimit.

Bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Angelo Samarakov, i cili, sipas raportimeve, është arrestuar për dhënien e të dhënave konfidenciale personave nga lagjja Grçec e Shkupit, e njohur për praninë e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i sigurisë së Mickoskit është i përfshirë në një incident të rëndë.

Vetëm disa muaj më parë, shefi i sigurisë së tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic që ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacionit të disponueshëm në atë kohë, policia kishte dashur të kontrollonte një lokal të njohur në Shkup, për të cilin dyshohej se ishte i lidhur me trafikun e drogës. Ivica B., i cili ishte i pranishëm në lokal, dyshohet se ka tentuar të pengojë aksionin, dhe pas incidentit është arrestuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026