Ndihmoi gjithë natën të mbijetuarit, ndërron jetë shoferi i ambulancës në Koçan

17 Mars 2025 | 12:43

Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne pas një dite të vështirë, gjatë së cilës pati transportuar të lënduarit nga zjarri tragjik që shpërtheu në një diskotekë në këtë qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut.

Shoferi shumëvjeçar i ambulancës, Ile Gocevski, ka ndërruar pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për të shpëtuar dhe transportuar personat e lënduar nga zjarri në lokalin e natës. Siç raporton portali “Metropola”, Gocevski ndërroi jetë në orët e vona të mëngjesit të sotëm.

Nuk dihen ende shkaqet e sakta të vdekjes të shoferit të ambulancës.

Tragjedia në Koçan ndodhi të dielën, kur një zjarr masiv shpërtheu në diskotekën “Pulse”, ku ndodheshin rreth 1,500 persona. Zjarri ka lënë 59 të vdekur dhe 155 të plagosur, ndërsa dëshmitarët kanë treguar se ndërtesa kishte vetëm një dalje të vogël, duke e bërë të pamundur evakuimin e shpejtë të njerëzve.

Ky incident ka tronditur qytetin e Koçanit dhe ka lënë një dhimbje të madhe për të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, si dhe për ata që ishin të përfshirë në shpëtimin e viktimave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026