Arrestohet e dashura e Martin Çeços, të riut që u vra nga bashkëfshatarët
E dashura e Martin Çeços, Martina Pajollari është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e tij.
Trupi i dhunuar 26-vjeçarit u gjet në rezervuarin e Kolanecit në Maliq më 18 qershor të këtij viti.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo Pajollari ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.
Ajo dyshohet se ka qenë edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes.
Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.
Lidhur me arrestimin e Martina Pajollarit pritet komunikata zyrtare e policisë së Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta