Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e makinës që vrau gjeneralin e lartë rus

27 Prill 2025 | 20:53

Autoritetet ruse kanë ngritur akuza për terrorizëm ndaj një personi që e përshkruajnë si “agjent të shërbimeve speciale ukrainase”, pas arrestimit të tij në lidhje me shpërthimin e makinës që vrau gjeneralin rus, Yaroslav Moskalik, të premten e kaluar në Balashikha, afër Moskës.

Sipas agjencisë TASS, duke cituar Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe Komitetin Hetimor, i dyshuari – Ignat Kuzin – ka blerë makinën që u përdor në shpërthim. Ndërkohë, shtetësia e tij mbetet e paqartë, megjithëse FSB thotë se ai ka leje qëndrimi në Ukrainë.

Raportohet se Kuzin është rekrutuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe ka rrëfyer përfshirjen në atentatin ndaj gjeneral Moskalik. Sipas të njëjtave burime, ai do të shpërblehej me 18 mijë dollarë për misionin që dyshohet se është planifikuar që në shtator 2024.

Gjenerali Yaroslav Moskalik ishte zëvendëskryetar i departamentit kryesor operacional në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse. Ai humbi jetën pasi një mjet i llojit Volkswagen Golf shpërtheu në një zonë banimi në Balashikha, rreth 30 kilometra nga qendra e Moskës.

Hetimet nga Komiteti Hetimor Rus janë ende në vijim për të përcaktuar rrethanat e plota të sulmit. Ndërkohë, autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar mbi ngjarjen.

Ky incident pason një tjetër atentat të profilit të lartë: vdekjen e gjenerallejtënant Igor Kirillov në dhjetor të vitit të kaluar, pasi një pajisje shpërthyese e vendosur në një skuter elektrik shpërtheu pranë banesës së tij.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026