VIDEO| Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit
Anëtarët e njësive paraushtarake arrestuan sot ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan përpara një gjykate në Islamabad.
Khan u paraqit në gjykatë me akuza për korrupsion, të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht, raporton BBC.
Partia e tij Terek-e-Insaf njoftoi se Khan u arrestua në ambientet e gjykatës nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë, organi shtetëror kundër korrupsionit, raporton AP.
Një zyrtar i lartë i partisë, Fawad Chaudhry, njoftoi se Khan ishte tërhequr zvarrë nga gjykata dhe se agjentët e qeverisë e kishin futur në një makinë policie dhe se Khan tani ishte në paraburgim.
Ai e përshkroi arrestimin si një “rrëmbim”.
Zyrtarët e organit anti-korrupsion thanë se Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë lëshoi një urdhër arresti për Khan javën e kaluar në një rast të veçantë korrupsioni dhe se urdhër-arresti nuk parashikonte lirim me kusht.
Televizioni GEO i Pakistanit transmetoi imazhe që tregojnë Khan duke u futur në një automjet të blinduar nga forcat e sigurisë.
Khan u rrëzua nga një votë mosbesimi në prill të vitit të kaluar.
Ai pretendoi se rrëzimi i tij ishte i paligjshëm dhe një komplot perëndimor. Khan bëri fushatë kundër qeverisë së pasuesit të tij, kryeministrit Shabaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë