Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat për fyerje të supozuar të Islamit dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Arrestimi u krye të enjten, ndërsa autoritetet turke po hetojnë një pjesë të shfaqjes së tij 90-minutëshe stand-up, e publikuar në YouTube dhe e parë gjerësisht online, që dyshohet se përmban komente ofenduese ndaj vlerave fetare dhe figurës së presidentit, një vepër penale sipas nenit 299 të Kodit Penal turk.
Në një fragment të programit të tij, Göktaş bëri një koment satirik për Kuranin, duke e cilësuar si “më të mirin nga të katër librat”, ndërsa në pjesë të tjera ai iu referua presidentit Erdogan me terma kritikë, përfshirë edhe etiketimin si “diktator”.
Sipas zyrës së prokurorit publik të Stambollit, ndaj komedianit janë bërë 185 ankesa lidhur me shfaqjen, ndërsa ai po hetohet për “fyerje publike të vlerave fetare”.
Shfaqja e publikuar më 24 qershor është bërë virale, duke arritur miliona shikime, dhe përmban një analizë satirike të zhvillimeve politike në Turqi, ku Göktaş ironizon figura nga e gjithë spektri politik, përfshirë edhe kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu.
Arrestimi i tij vjen në një periudhë kur autoritetet turke janë kritikuar për rritjen e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndaj figurave publike, përfshirë artistë, gazetarë dhe politikanë kritikë ndaj qeverisë.
Ndërkohë, para arrestimit, disa klipet e shkurtra nga shfaqja e tij u bllokuan në Turqi për arsye të sigurisë kombëtare dhe rendit publik.
Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosje shtesë që lidhen me Epstein
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura