Arrestohet turisti nga Kazakistani në Pompei, shkroi në murin antik fjalët “Ali”
Një turist nga Kazakistani u ndalua nga punonjësit e sigurisë teksa po gdhendte shkronjat ‘Ali’ në një mur antik në Parkun Arkeologjik të Pompeit.
Turisti u raportua në karabinierët dhe do të merret në pyetje për çdo dëmtim të shkaktuar. Ndërkohë, ekspertët e trashëgimisë kulturore po vlerësojnë dëmin që ka pësuar suvaja antike dhe nëse mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme.
Drejtori i parkut arkeologjik tha se turisti do të duhet të paguajë për çdo restaurim të murit dhe shifra pritet të jetë e madhe.
Kjo për shkak se riparimi i objekteve antike kërkon materiale të kushtueshme dhe ekspertë ndërkombëtarë që njohin metodën e ndërtimit të disa mijëra viteve më parë.
Muri që u dëmtua është zbuluar midis 1913 dhe 1914 dhe cilësohet si një nga modelet e rralla të shtëpive të Shekullit të II para Krishtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani