Bashkia e Tiranës ofron 1 milion euro subvencion për transportin publik

25 Tetor 2021 | 15:03

Pas një javë dyndjesh në transportin urban, Bashkia e Tiranës u takua me Shoqatën e Transportit Publik për të zgjidhur krizën e krijuar në kryeqytet nga operatorët që kërkonin heqjen e akcizës për naftën, indeksim të çmimit të konsumit dhe zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 6%.

Në javën e fundit, në rrugët e Tiranës numri i autobusëve ishte i përgjysmuar ndërsa qytetarët prisnin nëpër stacione.

Në takimin me kryetarin e Bashkisë, Erion Velija, përfaqësuesit e Shoqatës thanë se nuk kanë fonde të mfjatueshme për të operuar në mënyrë të rregullt në Tiranë, ndërsa Bashkia tha se Shoqata nuk i ka respektuar marrëveshjet e mëhershme.

Velija njoftoi se megjithatë Bashkia do riimbursojë TVSH-në dhe akcizën për naftën dhe se po konsiderohet heqja e plotë e tyre. Megjithatë, kryetari kërkoi përmirësim të shërbimit nga ana e operatorëve.

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, përdorimi i GPS, aboneja e formalizuar, dhe jo subvencioni. Por, duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt në nuk kemi bërë asgjë”, tha Veliaj

Operatorët pranuan kërkesat e Bashkisë për rritjen e standardit të shërbimit të transportit publik urban në kryeqytet.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet liçenca.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026