Arritjet Shqipëri-SHBA lidhen kryesisht me PD-në, pretendon Berisha

28 Korrik 2022 | 19:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në 30 vite realizimet më madhore të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë të lidhura me qeverinë e PD-së.

“Që nga pritja në shtëpinë e bardhë nga presidenti Bush, më pas nga presidenti Klinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore në këto marrëdhënie vizita e presidentit George W.Bush në qershor 2007 në Tiranë, mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare dhe priteshin nivelet më të larta të atij vendi të madh, sikundër shtetarë të tjerë do të vinin në Shqipëri. Veçanërisht vizita e sekretares Kliton në 100-vjetorin e pavarësisë dhe mesazhet që ajo solli para shqiptarëve,” – u shpreh Berisha.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Rrëshen, ai vlerësoi kontributin dhe miqësinë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026