Arsenali dorëzon vendin e parë, City nuk fal ndaj West Ham

4 Maj 2023 | 15:04

Manchester City konfirmon çdo ditë e më tepër se është skuadra më e mirë në Premier Leaguen angleze, ndërsa gjeti një tjetër fitore të mërkurën. ‘The citizens’ nuk hasën aspak vështirësi ndaj West Hamit duke triumfuar me rezultatin 3-0. Ake, Haland dhe Foden ishin pjesë e triumfit të ekip të qytetarëve duke shënuar nga një gol secili.

Ky sukses e kthen ekipin e Guardiolës në vendin e parë, duke zbritur dhe një herë tjetër Arsenalin, i cili qëndroi në ato pozita për vetëm 24 orë. Man City ka grumbulluar 79 pikë, kungrejt 78 të Arsenalit, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më tepër.

Gara e fortë cilësohet dhe për një vend që të çon në  kupat e Evropës, e për më tepër në Uefa Champions League. Liverpooli i Klop mori një tjetër fitore, duke grumbulluar 15 pikë në 5 përballjet e fundit dhe ka rigjetur formën. Goli i Salah me 11 metërsh i mjaftoi të kuqve të regjistrojnë triumfin e radhës e duke u ngjitur në vendin e pestë, 4 pikë larg zonës Champions.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026