Arsyeja pse Moldavia rrezikon të bëhet pjesë e luftës në Ukrainë

28 Prill 2022 | 17:14

Moldavia po përballet me ‘një moment shumë të rrezikshëm’ thotë zv.kryeministri i këtij vendi duke paralajmëruar se po kërkohet të krijohet tension në rajonin Transnistria.

Nicu Popescu duke folur për gazetarët ditën e enjte tha se institucionet e vendit janë vënë në gatishmëri të lartë.

Frika se Moldavia mund të përfshihet në luftën e Ukrainës janë rritje për shkak të disa ngjashmërive historike.

Rajoni i banuar nga rusishtfolës, Transnistria, që ndodhet në lindje të Moldavisë, kontrollohet nga rebelët ruse që prej luftës së 1992, kur Moska ndërhyri ushtarakisht.

Javën e kaluar një zyrtar i ushtrisë ruse tha se marrja në kontroll e jugut të Ukrainës, do ta ndihmonte Rusinë që të kishte korridor lidhës me Transnistrian, që ndan një kufi 453 km të gjatë me Ukrainën.

Më pas të hënën ka pasur disa sulme me granatë në këtë rajon të Moldavisë.

Zv.kryeministri thotë se ka tension mes forcave të ndryshme që kontrollojnë rajonin që janë të interesuar për destabilizim.

Popescu tha se shumica e qytetarëve të Moldavisë, përfshirë ata në Transnistria, duan të qëndrojnë jashtë luftës shkruan ‘The Guardian’.

Qeveria e Moldavisë, e cila nuk e kontroll këtë rajon, thotë se ka dyshime që sulmi të jetë një provokim për të shkaktuar tension.

Transnistria është ‘de facto’ një shtet i pavarur por ndërkombëtarisht njihet ende si pjesë e Moldavisë.

Në nëntor 1990 nisi një konflikt i armatosur në Dubasari mes forcave pro Transnistrias të mbështetur nga ushtria ruse dhe forcave pro moldave.

Në korrik 1992, u deklarua armëpushim për atë që ndryshe quhet lufta moldavo-ruse.

Moldavia ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik prej vitit 1940 dhe deri në shpalljen e pavarësisë në 1991.

Para pushtimit nga sovjetikët, territori i Moldavisë ishe pjesë e Rumanisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
17:09 | 23/07/2026