Art kundër luftës, pikturat me simbole ukrainase para ambasadës ruse
Artistë të rinj që aplikojnë artin e rrugës, kanë zgjedhur që para Ambasadës Ruse të pikturojnë kundër luftës në Ukrainë dhe në botë.
Mesazhin kanë zgjedhur ta përçojnë duke vizatuar gratë që sot janë në front të luftës duke lënë pas familjen në emër të lirisë.
“Kemi zgjedhur gratë se duam të jemi në mbështetje të tyre, pasi një grua në fund fare është edhe një nënë. Ndaj menduam të bëjmw një lloj proteste artistike”, thotë Franko Dine, artist.
Edhe në këtë revoltë artistike kundër luftës ato që janë bashkuar janë artistet vajza, që përmes penelit luajnë me simbolikat duke i përkthyer përjetimet e tyre në art.
“Gruaja është roli i vazhdimësisë dhe duke qenë se gruaja zakonisht diskriminohet, këtu jemi për të sjellë edhe një mesazh tjetër për të treguar që edhe gratë bëjnë art rruge”, shprehet artistja Megi Valisi.
Ajo ka zgjedhur që para ambasadës ruse të vendosë këtë imazh:
“Kam një vajzë që ka flamurin e Ukrainës dhe ka pëllumb që e lëshon për liri duke shprehur dëshirën që të mbarojë lufta sa më shpejt”, tregon ajo.
Në këtë aktivitet artistik janë bashkuar edhe persona me aftësi të veçanta.
Pikturat do të qëndrojnë të ekspozuara deri të enjten.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij