Artan Gjergji: Arsyeja pse nuk do të ketë rënie drastike të çmimit të naftës në Shqipëri

21 Prill 2020 | 18:17

Artan Gjergji, drejtor i Bursës së Shqipërisë thotë se ulja historike e çmimit të naftës në bursën amerikane nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të madh në tregu Evropian dhe aq më pak në Shqipëri. Ai thotë se ulja është më shumë një manovër në bursë se sa një ulje reale e çmimi të naftës.

“Tregu kombëtar ka një tjetër karakteristikë shtesë. Unë personalisht nuk pres ndonjë rënie drastike për arsye sepse lojtarët shqiptarë, operatorët e tregut nuk është se investojnë shumë në rezerva. Rezervat e naftës në Shqipëri nuk i kalojnë më shumë se 2-3 muaj. Nafta që shitet sot është blerë para 3 muajve”, deklaroi z, Gjergji.

Operatorët në Shqipëri furnizohen në tregun evropian ku nuk ka një rënie drastike si në SHBA. Sipas z. Gjergji ky është një moment ideal për ata biznese që kanë likuiditet për të blerë naftë.

Ndërsa duke folur për ndikimin që masat kufizuese të COVID-19 kanë sjellë në ekonominë e vendit, ai tha se, nevojitet kthimi në normalitet i aktivitetit ekonomik pasi ndikimi është i jashtëzakonshëm.

“Personalisht mendoj se qeveria duhet të marrë në konsideratë rikthimin në normalitet të ekonomisë, qoftë në nivelin minimal. Nëse nuk rikthehet problematika do të jetë shumë herë më e madhe”, deklaroi kreu i Bursës së Shqipërisë.

Ai shton se duhen zgjidhje të zgjuara qoftë me injektimin e parave cash. “Injektimi i cash është si puna e grasos dhe vajit tek makineritë mëdha, por nuk mendoj se ka mungesë likuiditeti deri në momentin që flasim. Nëse kjo situatë zgjat do të shkojë drejtë një ngushtice likuiditeti. Ka hapësira për injektim likuiditeti pasi në sistemin bankar janë mbi 8 miliardë euro depozita’, u shpreh z. Gjergji.

I pyetur për amnistinë fiskale që qeveria po ndërmerr për paratë e padeklaruara, ai e konsideroi një veprim jo të mirë menduar që po bëhet në funksion të disa të ardhurave më shumë në buxhetin e shtetit.

“Është një lëvizje shumë e fortë dhe është një politikë fiskale që duhet menduar mirë në një kohë paqeje dhe jo për një periudhë si kjo që po kalojmë. Mënyra se si po reklamohet është momenti më pak i duhur dhe nuk mendoj se do të japi efektet e duhura. Synon vetëm të rrisë disa të ardhura në buxhetin e shteti si një politikë afatshkurtër”, përfundoi kreu i Bursës së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021