Artan Hoxha: Atentati ndaj Danit përcjell mesazh, kjo skuadër nuk i druhet policisë

13 Nëntor 2025 | 16:18

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Now” me Thimi Samarxhi, në Euronews Albania, e ka cilësuar atentatin në Rinas si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, me mesazhe të shumta brenda botës së krimit të organizuar.

Sipas tij, mënyra se si u ekzekutua Gilmando Dani tregon për veprimin e një grupi shumë të strukturuar dhe me përvojë në atentate të tilla.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një grup vrasësish profesionistë që kanë vepruar në disa ngjarje të viteve të fundit duke përfshirë dhe atentatin ndaj Brilant Martinajt.

“Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Personazhi që u godit dhe mënyra si u godit, nuk ishte thjesht goditja nga Gilmando Dani, por sa herë përmendnim Gilmando Danin, automatikisht kishim përmendur Emiljano Shullazin dhe anasjelltas. Kjo ngjarje ka shumë mesazhe brenda, nuk është zgjedhur kot ai vend. Kam folur vazhdimisht për një skuadër pushkatimi që nuk del shpesh, por sa herë del, e ka rendimentin 100%. Në pamje të parë duket si një skuadër që vret njerëzit që duhet të ndëshkohen nga ligji, por kjo skuadër realizon atentate të frikshme, jashtëzakonisht të organizuara. Para disa viteve nuk kam nxjerrë vetëm emrat e kësaj skuadre pushkatimi, por kam nxjerrë edhe fotot e tyre, ku të njëjtën skemë e kanë përdorur edhe në ngjarje të tjera. Kjo skuadër vrasësish ka gisht në disa ngjarje të viteve të fundit; kanë vepruar kudo në Shqipëri, që nga jugu, në Shqipërinë e mesme, në Fushë-Krujë, dhe keni parasysh edhe atentatin ndaj Brilant Martinajt. Është një efikasitet kirurgjikal dhe ata përdorin shpesh veshje të forcave speciale dhe të policisë. Nuk janë ushtarakë, sipas meje, por janë tepër profesionistë, sepse vetëm fakti që kanë goditur personazhe të rëndësishme të botës së krimit dhe nuk janë zbuluar, tregon për mbështetjen që ka kjo skuadër pushkatimi. Nuk ia ka fare frikën policisë, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026