“Arti i Luftës”, ekspozitë me vizatime e fotografi nga dëshmorët e luftës

25 Nëntor 2024 | 19:31

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit çeli të hënën një ekspozitë me vepra të realizuara nga dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare. Ekspozita titullohet “Arti i Luftës” dhe ka në përmbajtjen e saj vizatime dhe fotografi.

Mbi 300 vizatime që tregojnë kulturën e madhe të figurave qendrore të Luftës Nacional-Çlirimtare, vijnë nën kujdesin e Mehmet Gëzhillit. Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin ish-presidenti Alfred Moisiu, historianë dhe veteranë, të cilët evokuan kohën e luftës për çlirim të viteve 1939 – 1944 dhe heronjtë e saj.

Në këtë event u prezantua edhe libri “Ju kish rritur nëna për një botë të re” me autor Mehmet Gëzhillin, me krijime poetike nga autorë të ndryshëm, kushtuar dëshmorëve dhe heronjve të luftës.

Ekspozita vjen në hapësirat e QKLL, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit ndërsa do të qëndrojë e hapur për publikun, duke iu shtuar axhendës së ngjeshur të aktiviteteve të parashikuara edhe në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026