Java Kulturore Amerikane, stilistja amerikane sjellë veshjet e ricikluara në Tiranë
Përzierja unike e modës, mënyra se si shndërrohen rrobat e vjetra-si bluzat, xhaketat në veshje të reja dhe me stil erdhën në një ekspozitë të rrallë tek Universiteti i Arteve, në kuadër të Javës Kulturore Amerikane.
Pjesëmarrësit eksploruan veshje të realizuara nga stilistja e njohur amerikane Noor Bchara, së bashku me pjesë të dizenjuara në bashkëpunim me studentët
“Kam kaluar një kohë shumë të bukur këtu në Tiranë dhe sidomos duke shijuar ushqimin. Noorizmi është një brend që riciklon veshjet duke u dhënë atyre vlerë shumë më të madhe se ajo fillestare. Koleksioni është i përbërë nga materiali i xhinsit duke I sjellë në një nivel mode me të lartë”, tha Noor Bchara, stiliste amerikane.
Studentët prezantuan koleksionin e veshjeve të rimodeluara nga stilistja amerikane.
Gjithashtu, mbrëmjen e 23 tetorit u ekspozuan videolojërat dhe teknologjia e drejtuar nga të rinjtë, si dhe produkte të punuara me dorë nga gra artizanale.
Ndërkohë nuk mungoi as performanca muzikore e cila u shijua nga të pranishmit.
Me përmbylljen e aktiviteteve të Javës Kulturore Amerikane, nis më 26 tetor java kulturore Austriake që do të zgjasë deri më 31 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit