Libra falas për 238 mijë nxënës. Java e fundit para nisjes së shkollës

3 Shtator 2024 | 17:33

Mungon më pak se një javë që dyert e klasave në shkollën “At Zef Pllumi” të hapen për nxënësit e rinj. Këta bashkë me prindërit e tyre kanë ardhur të marrin librat për vitin e ri shkollor.

Sot fëmijët e klasave të para, nesër ata të të dytave dhe të tretave. Prindërit janë drejtuar për të marrë tekstet shkollore sipas orareve dhe klasave përkatëse, sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

“Unë kam dy fëmijë,  të klasës së tretë kam të madhin … sot kemi ardhur të marrim të klasës së parë librat janë të gjithë të rinj , edhe të klasës së 3 edhe të klasës së 1. Dhe vitet e mëparshme i kemi marrë gjithmonë të reja. Eksperienca shumë e mire dhe e thjeshtë mësuesit kanë qenë një ndihmë shumë e madhe dhe jemi shumë të kënaqur”,-tha nëna e dy djemve.

“Kënaqësia më e madhe e punës është kur merr klasën e parë dhe I çojmë nxënësit e rritur deri në klas të 5-të, të gjithë kanë qenë të angazhuar me shumë dëshirë e gëzim kanë pritur marrjen e librave”,-tha mësuesja

“Këtë vit klasat e para të dyta të treta të katërta të teta dhe të nënta do ti marrin të gjitha librat të reja dhe falas, ndërsa klasat e pesta, të gjashta, të shtata një pjesë të librave i kanë të përdorura, por të mirëmbajtura ndërsa një pjesë e librave dhe fletore të punës do të jenë të reja. Prindërit shprehin mirënjohje pasi ka familje që kanë tre ose katër fëmijë dhe për ata është një ndihmë e mirë ekonomike  pasi ata kanë goxha shpenzime sa i takon bazës material”,-tha Anila Braxho, drejtoresh e shkollës At Zef Pllumi.

Bashkë me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në kryeqytet, në total janë gjithsej 238 mijë nxënës në të gjithë territorin të cilët do të përfitojnë libra falas. Falë një buxheti prej mbi 9 milion dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisma ndihmon të lehtësoj barrën financiare të familjeve shqiptare për përballjen e semestrit të ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026