Nis shpërndarja e librave, kategoritë që i përfitojnë falas

27 Gusht 2024 | 13:20

Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore, për arsimin bazë dhe të mesëm. Nxënësit nga klasa e parë deri në tretë i përfitojnë librat e rinj, e ndërsa klasat e tjera, marrin librat që kanë përdorur nxënsit e një viti më parë. Formati është i njohur si trashëgimia e librit, për të mësuar nxënësit të kujdesen për to dhe të mos i shpërndorojnë.

Janë rreth 238 mijë nxënës që përfitojnë nga këto janë rreth 227 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasën nëntë që do të pajisen me tekste falas dhe rreth 12,500 nxënës nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë që i përkasin kategorive të caktuara si

Kategoritë e nxënësve që marrin tekste falas:

  • Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt.
  • Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.
  • Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  • Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës.
  • Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit.
  • Fëmijët romë dhe egjiptian.
  • Fëmijët jetim etj.

Shpërndarja e librave bëhet në bazë të shkollave dhe mësuesve, ata vendosin përmes një grafiku datat se kur secila klasë do të këtë mundësi të marrë librat, duke shmangur radhët dhe mungesën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. I. Nënkryetarë...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026