Çfarë librash lexojnë shqiptarët? Bardhyli: Po rritet interesi për autorët e rinj
Letërsia shqipe është pasuruar me autorë të rinj dhe pse rritja e numrit të botimeve nuk është shoqëruar me lexues që adhurojnë dhe duan të lexojnë veprat e autorëve shqiptarë.
Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli, duke treguar dhe anën pozitive të veprave shqiptare.
“Ka një brez të rinj autorësh që kanë debotuar me botimet e tyre të para”,-tha Bardhyli.
Letërsia shqipe është pasuruar me autorë të rinj, dhe rritja e numrit të botimeve nuk është shoqëruar me lexues që adhurojnë dhe duan të lexojnë letërsinë shqipe. Pozitiv është fakti që ka një rritje cilësore të romanit shqip. Vitet e fundit është pasuruar me tituj. Është mirë që të njohim shkrimtarët shqiptarë.
Bardhyli tregoi se cili nga autorët shqiptarë është më i lexuar dhe zhanret që së fundmi po preferohen nga lexuesit.
“Sigurisht që autorët e traditës. Kadare mbetet një nga autorët shqiptarë më të lexuar. Krahas këtyre, letërsia është pasuruar me shumë tema dhe zhanre të ndryshme” ,-tha drejtorja e QKLL.
Ndërsa vet qytetarët thonë se vitet e fundit kanë filluar të lexojnë veprat e letërsisë shqipe, duke treguar dhe arsyen.
Bardhyli në përfundim, mes tjerash tregoi se cila është sfida aktuale për autorët shqiptarë.
“Ka një lloj paragjykimi ndaj letërsisë shqipe, ky paragjykim nuk është vetëm nga lexuesit por dhe nga botuesit. Përkthimi në gjuhë të tjera.”
Sipas saj autorët shqiptarë janë përkthyer në italisht, frëngjisht maqedonisht dhe në disa gjuhë të tjera të botës.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?