OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë, por mungesa e rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e saj po ngre shqetësime serioze, ka paralajmëruar drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Henri P. Kluge.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Lisbonë, Kluge tha se ekziston një hendek i madh mes përhapjes së teknologjive të inteligjencës artificiale dhe qeverisjes së tyre.
“Ky hendek midis zbatimit dhe rregullimit është sfida kryesore e inteligjencës artificiale në shëndetësi. Sa më gjatë të zgjasë kjo situatë, aq më e lartë do të jetë kostoja njerëzore”, u shpreh ai.
Sipas Kluge, algoritmet e paragjykuara mund të çojnë në diagnoza të gabuara, duke rrezikuar shëndetin e pacientëve dhe duke krijuar pasoja reale në praktikën mjekësore.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se dy të tretat e 53 vendeve të rajonit evropian tashmë përdorin mjete të inteligjencës artificiale për diagnostikim, ndërsa rreth gjysma kanë chatbot-e për pacientët të mbështetur nga IA. Megjithatë, vetëm një në 12 vende ka një strategji të posaçme për qeverisjen e kësaj teknologjie.
Raporti thekson gjithashtu se vetëm 8% e vendeve kanë një strategji kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, ndërsa afro 40% nuk disponojnë udhëzime etike për përdorimin e saj në institucionet shëndetësore.
Sfida mbetet edhe në arsimimin e profesionistëve të shëndetësisë. Vetëm një në pesë vende ofron trajnim për inteligjencën artificiale gjatë studimeve, ndërsa vetëm një në katër vende siguron trajnim për personelin shëndetësor gjatë ushtrimit të profesionit.
Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj