Java Kulturore Hungareze në Elbasan, aktivitete për shkëmbimin e traditave

5 Shtator 2024 | 17:16

Në kuadër të Javës Kulturore Hungareze një sërë aktivitetesh me fokus shkëmbimin por edhe njohjen me traditat, kulturën dhe historitë e dy vendeve do të zhvillohen më qytetin e Elbasanit.

I pranishëm për të hapur aktivitetet ishte ambasadori i Hungarisë në vendin tonë për të promovuar programet kulturore. Java nisi me pikturat e piktorëve hungarezë që transmetojnë art të shek. 21.

Ambasadori u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria janë dy shtete larg njëra-tjetrës por kanë shumë të përbashkëta në traditë.

“Disa muaj më parë vendosa që të vija në Elbasan gjatë javës se kulturës hungareze. Sigurisht që më pëlqen ideja pasi Elbasani është një nga qytet më të vjetra në Shqipëri. Kalaja e Elbasanit është shumë unike, ne duhet të zbulonim se çfarë prodhimesh tradicionale mund të sillnim këtu dhe këto janë pikturat të cilat i përkasin shekullit të 21. Hungaria është gjithashtu një vend i vjetër si Shqipëria dhe dëshironin të sillnim diçka tradicionale, ndaj në mbrëmje në teatrin ‘Skampa’, grupi hungarez i valleve do të performojnë muzikë dhe valle tradicionale”,-tha Adam Lovassy, ambasador i Hungarisë.

Ekspozitën me piktura e vlerësuan edhe qytetarë dhe admirues të këtij arti, të cilët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave.

“Mundohemi që ti kuptojmë dhe ti pëlqejmë, që te kemi kënaqësi. Ata që e duan artin përshtaten me rrymat e reja, shumë të bukura ishin unë kam bërë disa fotografi.”

Aktiviteti i radhës do të mbahet në teatrin ‘Skampa’ ku artistë nga Hungaria do të performojnë për publikun elbasanas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026