Zjarri i përmasave të mëdha përfshin fabrikën e plastikës në Elbasan

4 Shtator 2024 | 15:06

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet e një fabrike pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shtullunga të mëdha tymi shihen të dalin nga vatra e zjarrit në brendësi të fabrikës.

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri bëri me dije se në vendngjarje kanë mbërritur ekipet  zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Flakët e zjarrit janë tepër të fuqishme dhe kanë përfshirë dhe një fabrikë tjetër në krah të asaj të plastmasit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe autoambulancat, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Vlen të theksohet se në ambientet e Kurum ndodhen dhe punonjësit e kompanisë, të cilët po largohen nga aty.

Nga pamjet ekskluzive të siguruar Euronews Albania, krahas zjarrit që po përhapej me shpejtësi në sfond dëgjoheshin dhe shpërthime të vogla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026