Kurum përplaset me Ministrinë e Turizmit për 800 ton mbetjet e rrezikshme

21 Gusht 2024 | 11:55

Kurum International është përplasur me Ministrinë e Turzimit në lidhje me dyshimet për transportimin e 800 ton mbetjesh industriale të dyshuara të rrezikshme, të cilat kanë dalë nga Porti i Durrësit pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore, sipas Bloomberg.

Media e njohur në një artikull të publikuar ditën e hënë tha se mbetjet e rrezikshme pritet të rikthehen në Shqipëri, pas zbulimit nga autoritetet portuale në Tajlandë dhe Kinë.

Në një reagim të bërë ditën e martë për Euronews Albania, Ministria e Turizimit, theksoi se nuk ka dhënë asnjë autorizim për kompaninë Kurum për transportimin e ngarkesës me mbetjet e rrezikshme.

Në reagim pranohet se mbetjet kanë dalë nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan.

“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.

Në vijim, këto njësi kontejnerike, në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet se janë transportuar drejt Portit të Triestes përmes anijeve kontejnerike ndërkombëtare. Në këtë port të Bashkimit Evropian njësitë kontejnerike nuk kanë qënë objekte kontrollesh dhe janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre duke u transportuar në anije të operuar nga një tjetër operator i mirënjohur ndërkombëtar (Maersk), me destinacion Azinë Juglindore”, deklaroi Ministria e Turizimit.

Por nga ana tjetër, në një reagim zyrtar të siguruar nga gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla, Kurum International kundërshton Ministrinë e Turizimit dhe mohon që mbetjet të jenë të sajat.

Sipas kompanisë kjo ngarkesë nuk është eksportuar nga Kurum International.

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë per të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtesisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare.

Kurum International, bazuar në lejen mjedisore që zotëron, respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, perfshire dhe Konventen e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit, objekt i punës së kompanisë”, deklaron kompania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026