Artistë të huaj hapin ekspozitë në Fier për Ukrainën

31 Maj 2022 | 21:51

Piktorja nga Ukraina Snegana Melnyc është një nga tri piktoret ukrainase, mes 22 artistëve pjesmarrës në ekspozitën “Apolo Art Colony 22”.

“Në këto kohë lufte ajo që ne mund të bëjmë është të japim ngjyrat e paqes sepse në fakt ky është edhe roli i artit. Faleminderit për mikpritjen. Më pëlqen Shqipëria shumë.  Shpresoj që edhe vendi im të jetë kaq i lumtur me nje jetë të re në liri dhe shpresoj që  paqja të mbizotërojë në të gjitha vendet”, thotë një prej tyre.

Piktura e saj paraqet femrën ukrainase dhe është plot kolorit.

“Unë kam paraqitur shumë ngjyra Mund të ishte dhe bardhë e zi, por unë nuk shikoj vetëm bardhë e zi. Unë paraqes shumë ngjyra sepse besoj në të ardhmen me shumë ngjyratë vendit tim”, u shpreh ajo.

Saimir Ahmeti, një prej organizatorëve të këtij eventi artistik thotë se ky edicion i 11-të,  i është kushtuar Ukrainës.

“Ky është edicioni kushtuar Ukrainës,piktoret patën mundësi të dalin jashtë Ukrainës në momentet e para të luftës dhe ato kanë ardhur nga Gjermania, nga  Rumania ku janë për momentin dhe patjetër edhe të shprehin artin e tyre”, tha ai.

Secili nga pjesmarrësit, ka tentuar të përcjellë dicka nga vendi i tij.

Në këtë ekspozitë Janë paraqitur 25 punime nga 22 piktorë   Punimet vijnë  pas lëvizjes së kolonisë së artit në qytete të ndryshme të shqipërisë. Ekspozita do të qëndroj e hapur për tri javë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026