Artisti kosovar Alkent Pozhegu rikrijon portretin e Joe Biden me drithëra dhe fara

19 Janar 2021 | 10:19

Një artist kosovar ka krijuar portretin e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden duke përdorur drithëra dhe fara, një ditë para ceremonisë së inagurimit.

Alkent Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misra, fasule, fara luledielli dhe oriz për të rikrijuar portretin e Biden.

“Shpresoj, që me kohën, do të arrij të bëj diçka akoma më të madhe, sepse (Biden) me të vërtetë e meriton. Ai ka qenë një figurë e rëndësishme në krijimin e Republikës së Kosovës”, është shprehur artisti.

Pozhegu ka punuar për disa ditë në qendrën kulturore të Gjakovës për të realizuar portretin e Biden në përmasat 3 x 2.5 metra.

Presidenti i zgjedhur i SHBA është një personalitet i njohur në Kosovë. Në vitin 2016, një rrugë Prishtinë u inaugurua me emrin e djalit të Bien, Beau, i cili punoi në vend pas luftës së viteve 1998-1999.

 

Lexoni gjithashtu:

Vlera e Tintin, 2.8 milionë euro, vepra e krijuar në vitin 1929 del në ankand në Paris

tTë shijosh kinemanë edhe online, tre filma evropianë në garë për të fituar çmimin Lux Audience

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026