Artisti serb viziton Putin, i thur lavde për luftën në Ukrainë
Serbia po afrohet çdo ditë e më shumë me botën ruse. Këtë e dëshmon vizita e fundit që një artist serb ia bëri Kremlinit.
Regjisori nga Serbia Emir Kusturica është takuar me presidenti rus Vladimir Putin.
Regjisori serb njihet për deklaratë e tij publike me të cilat e përkrah çdo veprim që Putin e bën në Ukrainë.
Gjatë bisedës me presidentin rus, Kusturica bëri një krahasim në mes siç i quajti ai ‘ustashët’ kroatë dhe ‘banderët’ ukrainas, ndërsa Putin e pranoi pa hezituar fare se një krahasim i tillë ishte legjitim dhe deklaroi se vlerësimi i Kusturicës për ngjarjet në Ukrainë përkon me vlerësimin e tij dhe se ngjarjet në Serbi dhe Ukrainë janë shumë të ngjashme.
“Vlerësimet tuaja sot, duke përfshirë ngjarjet tragjike në Ukrainë dhe analogjinë me ngjarjet në Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore, përputhen plotësisht me të miat. Ajo që ndodhi atëherë në Serbi dhe ajo që po ndodh tani midis Rusisë dhe Ukrainës – glorifikimi, ngritja në piedestal e elementeve fashiste të së kaluarës, duke u dhënë atyre një jetë të re sot – janë dukuri shumë të ngjashme”, tha presidenti rus.
Boris Varga, analist politik, thotë se Putini nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bindë të gjithë botën për korrektësinë e veprimeve të tij me “propagandë brutale dhe lajme të rreme”.
“Duke ndërtuar “botën ruse”, ai interpreton me obsesion kudo versionin e tij të historisë, Falë asaj lufte kundër “fashizmit” dhe “denazifikimit”, dhe për të është qartë një luftë kundër Perëndimit, Putin krijoi një totalitarizëm të ri të shekullit të 21-të”, vëren Varga.
Megjithatë, thotë ai, janë të paktë luftëtarët botërorë për drejtësi që besojnë te Cari rus, ndërsa duart e tij janë gjakosur nga Ukraina.
“Ka edhe nga ata që ranë në grackën e inteligjencës ruse nga bindjet ndoshta të sinqerta por naive si Snoëden. Por ka kryesisht nga ata që, për arsye thjesht fitimprurëse dhe financiare, e pranuan atë lloj realiteti dhe pranuan të ishin në oborrin e perandorit të ri gjakatar. Ne do të zbulojmë se ku është Emir Kusturica”, thekson Varga.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet