Artizanati dhe polifonia, lazaratasit rijetësojnë traditat për tërheqjen e turistëve

18 Nëntor 2025 | 18:55

Në fshatin Lazarat, të Gjirokastrës, banorët po rijetësojnë vlerat e traditës, duke i vendosur në shërbim të zhvillimit të turizmit.

Në këtë zonë, banorët janë të motivuar të nxjerrin në pah më shumë se 20 destinacione turistike që duhen vizituar në fshatin Lazarat ndërsa pjesë e tyre janë traditat e zejeve, artizanatit, kënga polifonike etj.

“Bëjmë qylima, bëjmë rrugica, bëjmë çdo lloj gjëje që ka për bazë përpunimin e leshit. Kjo traditë nuk ka qenë e harruar sepse kemi punuar dhe demonstruar vazhdimisht, por mirë është që t’ja vazhdojmë brezave. Unë e kam trashëguar nga mamaja, nga gjyshja, edhe vajza ime nga unë, dhe të vazhdojë brez pas brezi që mos ta humbasim si traditë,” thotë Manushaqe Toto.

“Një përvojë shumë e bukur në fakt, hera e parë për mua që bëj një përvojë të tillë, edhe përvojë që të angazhon dhe të krijon durim,” thotë një turist.

“Sa më shumë vizitorë që të vijnë, mendoj se mund të kthehet në një atraksion dhe mund të shpëtohet si traditë që kemi,” thotë një turist tjetër.

“Përfshirja e tyre në grup do të ishte një diçka e bukur dhe një gjë e re, sepse edhe ata përfshihen në këtë. Është tjetër ta dëgjosh dhe tjetër ta këndosh sepse e përjeton ndryshe. Kënga labe vërtet të duket sikur janë mbledhur pak veta dhe këndojnë, por në momentin që arrin dhe futesh në të, të merr me vete,” thotë një këngëtar popullor.

“Janë më shumë se 25 eksperienca të cilat po ngrihen. Aktualisht janë 5 eksperienca që po vizitohen nga turistët, por janë edhe shumë të tjera që përgatiten të jenë për sezonin e ardhshëm turistik,” thotë Jaçe Meçi nga organizata “Vizit Lazarat”.

Tashmë, fshati Lazarat synon të ndërtojë një model të qëndrueshëm turizmi, ku përfitimet ekonomike shkojnë drejtpërdrejt tek banorët dhe traditat e vjetra rijetësohen dhe përcillen tek të rinjtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026